![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2020/08/1597736574_albertsanxhaku-750x375.jpg)
Ka humbur jetën nga Covid-19 ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes, Albert Sanxhaku i LSI.
Sanxhaku kishte disa ditë që ishte prekur nga Covid-19 dhe pas shtrimit në spitalin Infektiv u dërgua drejt Turqisë për një trajtim më të mirë.
Sipas informacioneve të marra, i ndjeri ka ndërruar jetë pas mesnate. Sanxhaku ka qenë kryetar i bashkisë së Lushnjes përgjatë viteve 2007 – 2011.