Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë personi i dytë i prekur me koronavirus në Shqipëri. Ai është një 66-vjeçar nga Lushnja, i cili prej ditësh ishte në terapi intensive.

“Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.

66-vjeçari nga Lushnja, prej disa ditësh, ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Personi i parë që ndërroi jetë nga koronavirusi në Shqipëri ishte një 73-vjeçare në qytetin e Durrësit, e cila ndërroi jetë më 11 mars.

VERITAS.COM.AL/