OLIVER JJ LANE

Votmet  për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të Bashkise së Londrës, si dhe një mori votimesh për kryetarë të bashkive të qyteteve dhe zgjedhjet e këshillit vendor që do të mbaheshin në maj, janë pezulluar për 12 muaj mbi shqetësimin e koronavirusit.

Ndërsa qeveria Britanike nuk ka ndërmarrë hapa për të mbrojtur publikun si forcimi i kontrollit kufitar apo edhe ndalimi i udhëtimit nga pikat e infektimit si Italia siç kanë bërë vendet e tjera si Shtetet e Bashkuara dhe Republika Ceke, ajo u levizi për të mbrojtur politikanët të Premten kur u njoftua pezullimi i fushatës për zgjedhjet e 12 majit.

Pushteti vendor dhe kryetari i bashkisë – përfshirë votimin për kryetarin e Londrës – tani nuk do të zhvillohen deri më 12 maj 2021, 12 muaj pas datës së caktuar të tyre. Ndërsa zgjedhjet lokale zhvillohen në një bazë lëvizëse me gjysmën e këshillave që zgjidhen në çdo kohë, nuk është e qartë nëse afati tjetër do të ishte më i shkurtër, ose nëse gjysmes tjetër te grupit do ti jepej gjithashtu 12 muaj më shumë për të mbajtur votimet në sinkronizim.

Vendimi do të thotë të paktën 12 muaj më shumë për kryetarin e bashkise se Londrës Sadiq Khan, i cili ishte duke u përballuar me kutitë e votimit dhe banorët e Londrës, pasi përfundoi mandati i tij i parë katër vjeçar. Ndërsa krimi me të vërtetë është rritur gjatë mandatit të tij, kryetari Khan po ngjitej shumë ne sondazhe dhe pritej të fitonte.

Nga pezullimi mund të përfitojë kundërshtari Konservator Shaun Bailey, i cili është relativisht pak i njohur në krahasim me peshat e rënda që tradicionalisht kane garuar për pozicionin e kryetarit të bashkise se Londrës. Një fushatë shtesë prej një viti mund ta lejojë atë të ngrejë profilin e tij.

Vendimi për të shtyrë votimet erdhi pas këshillave për qeverinë nga Komisioni Zgjedhor të enjten. Komisioni i kishte thënë qeverisë se kishte “rreziqe në rritje” për zgjedhjet dhe se shumë njerëz mund të ndalohen nga votimi, raporton Daily Telegraph.

Fushata zgjedhore ka tendencë të përfshijë shumë kontakte personale, udhëtime dhe trokitje në dyert e të huajve, dhe lartësia e fushatës do të kishte arritur në atë pikë që qeveria parashikon që shpërthimi i koronavirusit në Britaninë e Madhe do të ishte në fazën më intensive.

Vendimi vjen vetëm disa ditë pasi kryetari Khan u tha audiencës së radios në Londër që besonte se ishte e sigurt të shkonin përpara me zgjedhjet. Ai tha se ishte thënë nga Zyrtari Kryesor i Mjekësisë se “nuk ka asnjë arsye logjike për të shtyrë ose anuluar zgjedhjet. Nëse dikush shqetësohet për të shkuar në një vendvotim, është e rëndësishme që votimet postare të bëhen sa më të mundshme.

“Nëse ekziston një rrezik shumë i vogël, mënyra për ta bërë atë rrezik edhe më të vogël … është të fshini stilolapsat me një pecete të lagur. Ju gjithmonë mund të lani duart pasi të keni votuar dhe keni bërë gjëra … gjëja kryesore është, këshilla e ekspertëve eshte se nuk ka asnjë arsye logjike për ti anulluar ose shtyrë. ”

Duke shfrytëzuar mundësinë për të goditur kundërshtarët e tij, Kryetari i Bashkisë ka bëre humor mbi faktin se kishte disa kandidatë të tjerë që do të paraqiteshin në fletën e votimit, ku publiku do të donte të lante duart pasi të votonte për ta.