Prej orës 10:00 vijon beteja në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Meta po kërkon të “shpëtojë” pasi kërkoi dorëheqjen e trupës gjykuese, sepse sipas tij nuk janë të paanshëm. Por Klotilda Bushka përfaqësuese e Kuvendit u shpreh se me këtë kërkesë, Ilir Meta po tenton që të zvarrisë procesin.
“Shkaqet që ngrihen në kërkesën e përfaqësuesit të presidentit na ngjajnë abuzive dhe me synim shtyrjen e gjykimit. Kërkoj rrëzimin e kërkesës së Presidentit për dorëheqje të gjyqtarëve”, tha ajo. Trupa gjykuese është tërhequr për të marrë një vendim mbi kërkesën e Presidentit për tërheqjen e gjyqtarëve.