Parlamenti një- dhomash i  Danimarkës “The Folketing” ka kaluar një rezolutë duke ngulur këmbë që danezët nuk duhet të bëhen minoritet në komunitetin e Danimarkës, teksa shifrat tregojnë se emigrantët dhe  ata me prejardhje nga emigrantët tani janë maxhorancë në Brøndby Strand dhe Odense.

“Parlamenti konstaton me shqetësim se sot ka zona në Danimarkë ku numri i emigrantëve nga vendet jo- perëndimore janë pasardhës emigrantësh me më shumë se 50 për qind”, citohet rezoluta.

“Opinioni i Parlamentit është që danezët nuk duhet të bëhen minoritet në zonat e banuara të Danimarkës”.

Danimarka, si edhe shumë vende të tjerë në Europë kanë parë një valë ngacmimesh seksuale dhe bezdi të tjera të kryera nga emigrantët pasi ata nisën të vijnë në numër të madh.

Rafi Ibrahim, një Sirian që ka banuar në Danimarkë për shumë vjet, iu tha reporterëve se të ardhurit rishtas e kanë të vështirë të kontrollojnë veten në raport me gratë në Perëndim.

“Në qoftë se ata shikojnë një vajzë, ata bëhen lajthi. Ata thjesht nuk mund ta përmbajnë veten dhe duan ta kenë atë vajzë”- tha ai.

“NË Siri dhe në vende të tjerë, nuk është normale për një grua të huaj që t’i buzëqeshë tjetrit. Këto vajza që janë keqtrajtuar nuk janë domosdo të veshura siç nuk duhet ose të dehura. Për këta mjafton që vetëm të jenë vajza”.

Ministrja Daneze e Emigracionit Inger Støjberg rrëfen se që në fund të vitit 2016 “integrimi në Danimarkë ka dështuar”, duke pasur parasysh raportimet mbi kriminalitetin, papunësinë në 31 për qind të emigrantëve që dominojnë getot.

“Në opinionin tim është se ne kemi qenë shumë të frikësuar për të bërë të qartë kërkesat te njerëzit që vijnë në Danimarkë”, tha ajo.

Britanikët vendas zyrtarisht kanë mbajtur rekordin si minoritet në kryeqytetin e kombit për herë të parë në vitin 2011 me vetëm 44.9 për qind të Londinezëve të identifikuar si “Britanikë të bardhë”, në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011.

/Vritas.com.al/