Një skandal riciklimi ka perfshire Danske Bank, banka më e madhe daneze.

Mekat që në mes të ishin njerëz të lidhur me presidentin rus Vladimir Putin, të akuzuar se kane ricikluar para të pista përmes filialit  estonez. Për ta raportuar është Wall Street Journal. Skandali i lindur në fillim të vitit 2018 ka shkaktuar dorëheqjen e administratorit te pergjithshem Thomas Borgen, i cili,i atakuar nga presioni mediatik dhe politik,ka referuar: “Është në interesin e të gjithëve që unë të heq dorë nga posti im”.

Pavarësisht nga zhvillimi dhe modernizimi që vitet e fundit Estonia, Letonia dhe Lituania kanë ndjekur për t’u integruar në botën perëndimore, të tre vendet ende nuk mund të arrijne te lirohen nga oligarkët rusë (shpesh miq të presidentit) dhe interesat e ketyre qe duan te ruajne ne territoret e tyre një prani ekonomike-financiare.Ne daljen ne shesh te situates,ndihmoi një hetim i pavarur I filluar pikërisht për shkak të denoncimeve të mediave të vendeve, që kanë zbuluar nje pastrim parash te pista prej 200 miliardë dollarësh, në harkun kohor qe shkon nga 2007 ne 2015.

Merite – gjithmone sipas gazetës amerikane – edhe disa kerkime te Sergej Magnitskij, avokatit te arrestuar në Rusi për nxjerrjen në dritë të rastit më të madh të korrupsionit të lidhur me Ministrinë e Brendshme. Magnitsky u gjet më vonë i vdekur në burg në rrethana mjaft të dyshimta. Shkurtimisht, një marrëdhënie midis Rusisë dhe Shteteve Balltike që përsëritet: ishte 1940-a e largët kur Bashkimi Sovjetik nënshtroi Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë në pronësi te saj, duke pushtuar territoret deri në 1991.

Veritas.com.al/