Gjatë natës kanë vijuar reshjet e lehta të borës në juglindje. Më konkretisht, në fshatrat turistik të Dardhës dhe të Voskopojës bora ka arritur deri në 5 cm.

Reshjet kanë qenë me intensitet të ulët në dy fshatrat turistikë, ndërsa ka patur prezencë të borës edhe në pjesën e tuneleve të Qafë Plloçës.

Firmat kontraktore kanë bërë të mundur pastrimin e rrugëve dhe nuk raportohen problematika në qarkullimin drejt dy fshatrave turistikë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *