Në këto pak ditë që mbeten qytetarët po nxitojnë për të përfundojnë blerjet për darkën e ndërrimit të viteve. Megjithatë ata ankohen për çmimet e larta të produkteve ushqimore.
Pavarësisht nga sfidat ekonomike dhe ndryshimet në sjelljet e konsumatorëve, kjo ditë e shënuar vazhdojnë të mbeten një periudhë ku shqiptarët janë të prirur të shpenzojnë më shumë për të ruajtur traditat dhe atmosferën festive.
“Çmimet janë shumë shtrenjtë, janë për shtresën shumë lart.
Mua më duket se çmimet janë edhe më të shtrenjta, këtu nuk ulen për festa si në gjithë botën, këtu ndodh e kundërta”, thanë disa qytetarë.
Edhe këtë vit duket se produkti kryesor në tavolinën e familjeve shqiptare mbetet gjeli i detit.
“Duhen të gjitha, por gjeli i detit mbetet kryesore.
Bakllavaja, gjeli i deti janë kryesoret”, u shprehën ata.
Nga vëzhgimet në tregjet vendase duket se Inflacioni dhe kostot në rritje kanë ndikuar te buxhetet festive të shumë familjeve duke sjellë kufizime në shpenzime dhe një qasje më të kujdesshme ndaj prioriteteve në ditët e festive të fundvitit.
Komente