Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila,  në Ora Neës, tha se nuk do të ketë koalicion midis Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Ja edhe pjesa e intervistës:

Dashamir Shehi:

Nuk ka asnjë lloj marrëveshje. Një njeri si unë nuk do të pranojë një marrëveshje me të majtën asnjëherë. Më mirë rri në opozitë se sa të bashkëqeveris me të majtën. Në qoftë se një qeveri i ka ardhur dita për t’u rrëzuar, le të rrëzohet. Unë i drejtohem popullit demokrat që qeverisje të përbashkët nuk ka për të pasur. Na e ka siguruar këtë zoti Basha. Marrëdhëniet që do të jenë nga vjeshta e mbrapa… , Kushtetuta duhet të ndryshojë.

Dritan Hila:

Ju thoni që nuk do të keni ministra në qeveri?

Shehi:

Absolutisht jo. Ne duhet t’i fitojmë vetë zgjedhjet. Qenë në qeveri këta 4 vjet, bashkë me aleatin, u puthën dhe u grinë. Po i lamë këtë radhë me punue kushedi çfarë do të bëjnë. Këta kanë pasur maxhorancën më të madhe në Shqipëri. Këta nuk kanë shirita që të presin. Zoti Berisha me gjithë huqet e tij, çau malet e Shqipërisë. Ky filloi një reformë administrative që e bëri thjesht funksion politik. /Nga Ora Neës. Tv/