Shtetet e Bashkuara, zyrtarisht është tërhequr nga traktati bërthamor me Rusinë, duke shtuar frikën e një gare armatimi.
Traktati i ndërmjetëm i Forcës Bërthamore (INF) është nënshkruar nga presidenti Ronald Reagan dhe lideri Sovjetik, Mikhail Gorbacov, në vitin 1987.
Traktati ndalonte raketat me me rreze mes 500 dhe 5,500 km (310-3,400 milje).
Por në fillim të këtij viti, Shtetet e Bashkuara dhe NATO akuzuan Rusinë për shkeljen e traktatit duke vendosur një tip të ri raketash me dalje në det, gjë që Moska e ka mohuar.
Amerikanët thanë se kishin evidentuar se Rusia kishte dislokuar një numër prej 9M729 raketash- të njohura për NATO-n si SSC-8. Kjo akuzë u paraqit pastaj para aleatëve të NATO-s në Uashington, ku të gjithë mbështetën deklaratën e Shteteve të Bashkuara.
“Rusia është e vetmja përgjegjëse për abdikimin e traktatit’, tha sekretari i Shtetit, Mike Pompeo në një deklaratë ditën e premte.
“Me mbështetje të plotë ndaj aleatëve tanë në NATO, Shtetet e Bashkuara është e vendosur se Rusia e prishi Traktatin, dhe më pas ka mënjanuar detyrimet tona ndaj Traktatit”, shtoi ai.
Ministri i Jashtëm i Rusisë konfirmoi se traktati INF është “zyrtarisht i vdekur” në një deklaratë të dhënë për agjencinë shtetërore të lajmeve Ria Novosti.
Veritas.com.al/