Shefi i Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho, ka thënë fjalë të mëdha për bashkëpunimin mes SPAK dhe autoriteteve italiane që kanë konkluduar edhe në suksesin e këtij operacioni të sotëm me lëshimin e 38 urdhër-arresteve. De Raho tha se sot u arrit një objektiv madhor.
“Dua të përshëndes shefin e SPAK, Arben Kraja, të cilin e komplimentoj. Operacioni që SPAK po çon përpara tanimë nga shumë kohë që kur Kraja ka marrë drejtimin e kësaj zyre janë të rëndësie të veçantë. Dua të nënvizoj se ky operacion ndjek atë të para pak muajve. Dua të them se edhe një herë bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë është veçanërisht intensiv, i ngushtë dhe konstant. Dua të nënvizoj se prej kohësh kemi përgjegjshmërinë të bashkëpunojmë me respektin që lidh dy zyrat për të arritur rezultate të jashtëzakonshme. Sot është arritja e një objektivi që tregon se si bashkë arrijmë të ndjekim edhe aspekte që lidhen me ‘pabesinë’ e disa institucioneve mbi të cilat vendet tona duhet të tregojnë kujdes të veçantë. Kemi bërë një ndarje konstante të informacionit. Bashkëpunimi ynë Itali-Shqipëri konsiston të forcojmë strukturat që kanë për detyrë të luftojnë krimin e organizuar. Ndaj edhe strukturat duhet të mbështesin. Dua të vlerësoj edhe DIA dhe policinë shqiptare që kanë bërë një detyre të një delikatese të jashtëzakonshme. Është arritur të shkatërrohet një organizatë me një shtrirje ndërkombëtare. Do të vazhdojmë të operojmë së bashku. Arben Kraja me ekipin e tij ka një kapacitet të jashtëzakonshëm në drejtim të hetimit”.- tha De Raho.