Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në qytetin e Shenzhenit në Kinë, ku është pritur nga presidenti kinez Xi Jinping. Në momentin e zbritjes nga avioni, dy liderët janë përshëndetur me një përqafim, ndërsa për mbërritjen e Trumpit ishte shtruar tapeti i kuq.
Vizita ka sjellë një atmosferë të veçantë në qytetin me rreth 18 milionë banorë. Grupe qytetarësh janë mbledhur përgjatë rrugës ku do të kalonte autokolona e presidentit amerikan, për ta mirëpritur atë.
Banorët e Shenzhenit kanë treguar interes të madh për këtë vizitë, ndërsa shumë prej tyre kanë shprehur dëshirën që takimi mes dy liderëve të ndikojë pozitivisht në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
“Shpresoj që ardhja e zotit Trump këtu të shërbejë si një urë lidhëse mes SHBA-së dhe Kinës”, është shprehur një i ri për ekipin e BBC-së, i cili priste pranë hotelit ku do të qëndrojë presidenti amerikan.
Ndërkohë, masat e sigurisë dhe mbikëqyrjes janë shtuar ndjeshëm në disa zona të qytetit në prag të takimit të rëndësishëm, ku pritet të marrin pjesë tre prej liderëve më të fuqishëm në botë.
Vëmendja në Shenzhen nuk është përqendruar vetëm te liderët politikë. Gazetarë të shumtë të huaj, mes tyre edhe ekipe të BBC-së, janë pritur ngrohtësisht nga banorët vendas, të cilët janë afruar për t’i përshëndetur dhe për të komunikuar me ta.
Për qytetarët e Shenzhenit, kjo vizitë përfaqëson një moment të veçantë, pasi qyteti është përzgjedhur për të pritur një ngjarje me rëndësi të madhe ndërkombëtare.
Komente