“Të ndalojmë diktatorin Putin, nëse është e nevojshme ushtarakisht, diplomatikisht, politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht. Kjo aventurë e tmerrshme dhe barbare e diktatorit Vladimir Putin, duhet të përfundojë me dështim”.
Kështu u shpreh kryeministri britanik, Boris Johnson, gjatë një konference emergjente për shtyp, lidhur me ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
“Vladimir Putin sulmoi një vend mik, pa asnjë provokim dhe justifikim. Frika jonë më e madhe u bë realitet”, shtoi Johnson.
Kryeministri britanik iu drejtua dhe popullit rus se nuk mund ta besojë që kjo gjë është bërë në emrin e tyre. Johnson gjithashtu i bëri thirrje Europës t’i japë fund varësisë ndaj naftës dhe gazit rus.