Veritas
  • Kreu
  • Lajme
  • Analizë
  • Politikë
  • Biznes
  • Bota
  • Arte
  • Shkencë
  • Life
  • Style
  • Sport
  • Foto
  • Video
01 Qer 2023

Deklarata kamikaze, ofenduese, brutale, agresive, jo-diplomatike e Kurtit ndaj Blinken s’do të falet lehtë

Nga Dreni Himbeqa/ AP

Për njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare kundërpërgjigja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit ndaj deklaratave të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken – në një situatë ku raportet Kosovë-SHBA janë të acaruar –  duke e cilësuar këtë të fundit “naiv” e deklaratën e tij të “gabuar, të padrejtë e lënduese”, është brutale dhe agresive.

Deklarimi i shefit të ekzekutivit ndaj numrit dy të Administratës Amerikan, për analistin politik dhe ish-bashkëpartiakun e Kurtit, Visar Ymerin, nuk mund të kategorizohet as si kritikë e as si mospajtim për një politik të caktuar, por thjesht si një ofendim tipik.

“Ta quash Sekretarin e Shtetit Amerikan naiv është absolutisht skandaloze. Pra shefin e Ambasadorit Hovenier i cili muaj më parë ia kishte dhënë disa informata Kurtit të cilat Kryeministri ynë nuk i ka ditur”, thotë Ymeri për Albanian Post.

Në anën tjetër për sociologun dhe analistin politik, Artan Muhaxhiri, artikulimi i kryeqeveritarit në një medium prestigjioz ndërkombëtar nuk është asgjë tjetër veç kamikazllëk politik.

Kjo qasje e Kurtit ndaj Blinken, sipas Muhaxhirit, nuk ka logjikë politike, sepse s’është e bazuar në pushtetet reale të shtetit të Kosovës, as në ndonjë strategji për ndryshime fundamentale të orientimeve vlerore dhe krijim të aleancave të reja.

“Me deklarimin e tij ai e ka kaluar Rubikonin e Normalitetit në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e shndërruar veten në kundërshtar të hapur të Superfuqisë. Gjë që asnjëherë nuk është e rekomandueshme për cilindo lider shtetëror që synon qeverisje të mirë dhe zhvillimore. Administrata amerikane nuk do t’ia falë këtë mosrespekt të shprehur në mediat globale, përkundër kontakteve e tentimeve preliminare për marrëveshje dhe ekzistimit të hapësirave dialoguese”, thotë Muhaxhiri për AP.

Për Muhaxhirin Kurti ndoshta me deklaratën e dhënë ndaj Blinken – nga një perspektivë mitomanike – synon të pozicionohet në historinë politike kosovare si liderë që u kacafytë dhëmb-për-dhëmb me Amerikën.

“Në çdo skenar të ardhshëm Kryeministri Kurti do të dalë humbës: nëse e vazhdon këtë këmbëngulje do ta minojë edhe më shumë imazhin e tij në sytë e partnerëve ndërkombëtarë, kurse në rast të zmbrapsjes do të dëshmojë se kjo aventurë ishte vetëm naivitet i rrezikshëm. Tensionet nuk mund të vazhdojnë gjatë”.

Gjithë në këtë mes, sipas Muhaxhirit, gjasat më të mëdha janë që Kurti të aplikojë ndonjë gjetje kozmetike shumëkuptimshme, e cila do t’i shtrohej si urë afatshkurtër për ta kaluar këtë bllokadë që ka shkaktuar probleme të panumërta në dialog dhe planifikimet e dinamikave të pastajme.

Se deklarata e Kurtit drejtuar shefit të diplomacisë amerikane është e pamatur dhe mbi të gjitha jo-diplomatike e thotë edhe ligjëruesi i shkencave politike, Dritëro Arifi.

“Ka pasur 1 milionë mënyra që t’i jepet një kritik në mënyrë diplomatike pa e kuptuar që është e tillë mirëpo Kurti e ka thënë në mënyrën më brutale dhe agresive. Kosova nuk e ka fuqinë e Gjermanisë apo të Izraelit që herë pas here të ndërmerr veprime të njëanshme pavarësisht politikës së jashtme të SHBA-së”, pohon Arifi për AP.

Ditë më parë situata në Veri të Kosovës u përshkallëzua pas vendimit të Qeverisë për të vendosur kryetarët në ndërtesat e komunave të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit nën asistencën e Policisë së Kosovës, pa koordinim me komunitetin ndërkombëtar.

Pjesa kryesore e bashkësisë ndërkombëtare, nga Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës deri te qëndrimi i përbashkët i vendeve të QUINT-it, e cilësuan këtë veprim si vendosje e masave të dhunshme në Kosovë.

DASH-i dënoi atë çfarë ndodhi në Veri duke vënë në pikëpyetje edhe marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe SHBA-së. Reagim pothuajse të njëjtë patën edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it të cilët bënë thirrje autoriteteve të Kosovës që në mënyrë imediate të tërhiqen dhe ta de-përshkallëzojnë situatën në Veri.

Në anën tjetër Ambasadori i SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, në një bisedë me gazetarët në ndërtesën e Ambasadës Amerikane në Kosovë, pohoi se vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, janë duke ndikuar drejtpërdrejtë në përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve – diçka që asnjëherë nuk është thënë më parë.

Top-diplomati amerikan madje njoftoi përjashtimin e Kosovës nga stërvitja ushtarake ndërkombëtare i udhëhequr nga NATO “Defender Europe 23” si pasojë e parë për Qeverinë e Kosovës pas vendimeve të njëanshme të saj në Veri.

Për Ymerin tashmë përpos që është e qartë që raportet SHBA-Kosovë janë të acaruara si kurrë më parë, sanksionet ndaj Kosovës sidomos ato financiare, nga sponsori i pavarësisë së vendit mund të shkojnë duke u rritur.

“Është e qartë që raportet SHBA-Kosovë nuk kanë qenë kurrë më të acaruara. Kjo na u tha në mënyrë të qartë dhe pa kurrfarë mundësie interpretimi dje nga ambasadori amerikan në Kosovë. SHBA-të tash për tash e deri në një vendim të dytë nuk e përkrahin Kosovën në asnjë nevojë tonën ndërkombëtarisht. As nuk bashkëpunojnë me Kosovën në rrafshin e sigurisë siç u përjashtuam këto ditë nga stërvitja ushtarake ‘Defender Europe 23’. Dhe këto mund të jenë vetëm fillimi i sanksioneve të cilat mund të shtrihen edhe te ndihma financiare”, shton ai.

Përveç ndëshkimit nga SHBA-të, Ymeri, beson se Kosova mund të pranojë një “shuplakë të nxehtë” edhe nga Bashkimi Evropian.

“Njëkohësisht një pako sanksionesh raportohet se po përgatitet edhe nga BE -ja, në rast se Kosova (dhe Serbia) nuk e pranojnë udhërrëfyesin për deeskalim që pritet ta propozojnë kryenegociatorët”.

Se raportet SHBA-Kosovë pas situatës së krijuar në Veri janë në gjendje jashtëzakonisht negative e thotë edhe Muhaxhiri.

E sipas tij kjo gjendje jo edhe aq e lakmueshme në marrëdhëniet SHBA-Kosovë do të rezultojë me cenim të imazhit dhe identiteti shtetërore në njërën anën e me izolim më të thellë të vendit si dhe me rritje të sentimentit antiamerikan në kategori të caktuara të shoqërisë në anën tjetër.

“Çarja e tillë do t’i zmadhojë e çimentojë hendeqet sociopolitike mes racionalistëve dhe populistëve, duke shkaktuar dëmtime traumatike politike”, thotë Muhaxhiri për AP.

Etiketa:

  • ANALIZA
  • kosova
  • Kurti
  • Më tepër

  • Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Bashkia Tiranë: 20 mijë m² sipërfaqe u rikthehen qytetarëve
  • Siguria ushqimore, Rama: Në 6 ditë u sekuestruan 32 ton produkte bulmeti pa faturë
  • Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Francesco Becchettit për masën arrest me burg, biznesmeni italian ende në kërkim
  • Lapaj-Shabani, telenovela vazhdon/ Pas dajës, e treta në listën e mbyllur kërkon mandatin
  • Veliaj kryen ekzaminimet/ Nën masa të rrepta sigurie shoqërohet në një klinikë në Durrës
  • Veterani i luftës dhe ish minatori në protestë/ “Ju dhamë votën, bëni detyrën”
  • Gjendet e pajetë një 63 vjeçare amerikane në Sarandë, shkak dyshohet mbidoza
  • Shkodranët i binden Ramës/ Lirojnë vetë hapësirat e zaptuara
  • Paketa e Maleve, kryeministri Rama publikon hartën: 787 aplikime në vetëm 5 ditë
  • Startupi i Mira Muratit/ Vlerësohet 12 miliardë dollarë deri më tani
  • Të ngjashme

    Viktimat e emigracionit ilegal marshojnë drejt zyrës së Nancy Pelosi. “Ndërtoni murin!”, thërrasin.
    Lëkundje tërmeti në ora pesë, magnituda 4.7 të shkallës Rihter
    Partitë e Groenlandës shpallin koalicion qeveritar të gjerë mes presionit të Trump

    Më të lexuarat

    Maska rigjeneruese për flokë të dëmtuar
    Maska rigjeneruese për flokë të dëmtuar
    Shëndet | 76 183 | |
    Pini ujë farash chia për t’u dobësuar
    Pini ujë farash chia për t’u dobësuar
    Breaking | 75 501 | |
    Gazetarja Erisa Zykaj konteston sjelljen e padenjë të zotit Junker ndaj mediave evropiane.
    Gazetarja Erisa Zykaj konteston sjelljen e padenjë të z ...
    Breaking | 67 231 | |
    Theresa May flakëron mbi Izraelin, hap një front tjetër me Amerikën e Donald Trump.
    Theresa May flakëron mbi Izraelin, hap një front tjetër ...
    Bota | 59 658 | |
    Pas zgjedhjeve, gruaja që hetoi mbi Fondacionin Clinton gjendet e vdekur.
    Pas zgjedhjeve, gruaja që hetoi mbi Fondacionin Clinton ...
    Amerika | 22 425 | |

    na ndiqni

    • Sitemap
    • Kontakt

    ©2025 Veritas. All rights reserved

    Drejtor:
    Frrok Çupi
    Email: [email protected]

    Analizë

  • Report plus
  • Dosier
  • Koment
  • Profil
  • Editorial
  • Media
  • Intervistë
  • Pikëpamje
  • Letra Editorit
  • Arte

  • Art
  • Filmi
  • Libri
  • Stil
  • Showbiz
  • Traditë
  • Revista
  • Spektakli
  • Biznes

  • Treg
  • Finance
  • Paraja
  • Turizëm
  • Bota

  • Zgjedhjet në Amerikë
  • Euroazi
  • Ballkani
  • Europa
  • Amerika
  • Lindja e Mesme
  • Administrata e re Trump
  • Inaugurimi i presidentit Trump
  • Shtëpia e Bardhë
  • Azia
  • G20
  • SHBA- RUSI
  • Lajme

  • Lajm në thellësi
  • Raport Special
  • Breaking
  • Soft News
  • Funny Story
  • Info Cafe
  • Life

  • Shëndet
  • Këshilla për jetën
  • Entertainment
  • Te çuditshme
  • Besimet
  • Weekend
  • Politikë

  • Fakti i ditës
  • Vendi
  • Europa
  • Zgjedhjet...
  • Parlament
  • Ligjet
  • Bashkimi Europian- BE
  • Kriza
  • Qeveria
  • Opozita
  • Shkencë

  • Teknologji
  • Mjedis
  • Novacion
  • Mobile
  • Weather
  • Sport

  • Vendi
  • Bota
  • Style

  • Trupi
  • Games & Puzzles
  • na ndiqni

    • Sitemap
    • Kontakt

    ©2025 Veritas. All rights reserved

    Drejtor:
    Frrok Çupi
    Email: [email protected]