Presidenti Bujar Nishani dekretoi sesionin e jashtëzakonshëm të Kuvendit, ku do të betohet kreu i ri i shtetit, Ilir Meta. Seanca pritet të zhvillohet në 24 korrik. Periudhën nga votimi në parlament, deri në seancën e betimit, Ilir Meta e shfrytëzoi për të udhëhequr fushatën me LSI. Pavarësisht përplasjeve të forta, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen në kuvend ditën e betimit. Njësoj si ai edhe ish kreu i demokratëve Sali Berisha ka deklaruar se do të jetë në seancë.

DEKRET

PËR THIRRJEN E KUVENDIT NË SESION TË JASHTËZAKONSHËM PËR BËRJEN E BETIMIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Në mbështetje të nenit 74 pika 2 dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

Dekretoj

Neni 1

Thirrjen e Kuvendit, në sesion të jashtëzakonshëm, për bërjen e betimit të Presidentit të Republikës, më datë 24 korrik 2017.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 10559

Tiranë më 30.06.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI