(Foto: Treni i kompanisë Long Island Rail Road (LIRR) u rrëzua rreth orës 8:30)/.

Sipas një raporti të zjarrfikësve, të paktën 100 vetë u plagosën lehtë në aksidentin e shkaktuar nga dalja e nga shinat e një treni udhëtarësh të mërkurën, 4 janar në lagjen njurorkeze të Bruklinit. Treni i Kompanisë Long Island Rail Road (LIRR) u rrëzua në orën 8:30 (13:30 GMT) në orën e pikut, në platformën e Terminalit Atlantik, që gjendet në zemër të Broklinit. “Raportohen 76 të plagosur lehtë në vendndodhjen e rrëzimit të trenit në Terminalin Atlantik në Bruklin”, njofton në Tweeter shërbimi i zjarrfikësve njujorkezë, menjëherë pas njoftimit të parë të bilancit prej 37 të lënduarve me plagë të lehta.

Disa pasagjerë të intervistuar nga televizioni lokal Nju Jork 1 treguan se udhëtimi i tyre kishte qenë i qetë, pa incidente dhe kur po bëheshin gati për të dalë nga treni kishte ndodhur përplasja që i fluturoi dhjetëra pasagjerë në tokë.

Aksidente të shpeshta

Asnjë informacion nuk u dha menjëherë për shkaqet e mundshme të këtij aksidenti. Kompania LIRR vetëm sa njoftoi përdoruesit e saj se do të kishte vonesa. Të plagosurit janë trajtuar në vend nga shërbimet e urgjencës. Shumica prej tyre kishin pësuar vetëm përplasje dhe qëndroni ulur me pako akulli në plagët e marra. Aksidentet e trenave nuk janë të rralla në Shtetet e Bashkuara. Më 29 shtator, një tren udhëtarësh doli nga shinat gjatë orës së pikut duke hyrë në stacionin e Hoboken (Nju Xhersi), në afërsi të Nju Jorkut, duke shkaktuar një  të vdekur dhe 114 të plagosur. Hetimi për këtë aksident nuk ka përfunduar akoma. Për momentin dihet vetëm se treni ishte duke lëvizur me shpejtësis humë të madhe kur mbërriti në stacionin.

/Veritas.com.al/