Një operacion i gjere ne ndjekje te nje gomoneje, ka nidur qe nga mengjesi në Vlorë. Delta Force bashkë me forcat e Guardia di Finanza janë në ndjekje të një gomone me dy persona.
Raportohet se ndjekja ka vijuar nga zona e Zvërnecit-plazhi i vjetër për në Orikum, dhe tashmë në grykëderdhjen e Vjosës.
Në ndjekje përveç 5 gomoneve është dhe një helikopter.
Dyshimet e para janë se mjeti tip gomone që po ndiqet të ketë ardhur nga Italia në territorin e ujërave shqiptare.
Policia Kufitare Vlorë njofton se në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza, që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kanë pikasur një mjet lundures tip gomone, i cili kryente lëvizje të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit dhe aktualisht vijon operacioni për ndalimin e saj.
Dyshimet e para janë se mjeti tip gomone që po ndiqet të ketë ardhur nga Italia në territorin e ujërave shqiptare.
Vlorë/Informacion paraprak
Shërbimeve Policore Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë vënë në ndjekie të një mjeti lundures të dyshimtë.
Konkretisht, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza, që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kanë pikasur një mjet lundures tip gomone, i cili kryente lëvizje të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit.
Vijon kontrolli i zonës përreth me qëllim konstatimin dhe bllokimin e mjetit lundrues.
VERITAS.COM.AL/