Në mbledhjen e sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Fico tha se në 21 mostrat e dërguara për verifikim në laboratorët gjermanë, rezultuan se ishin positive më variantin e ri “Delta” të COvid-19.
“Në Gjermani dërguam 21 mostra, i kemi vënë mënjanë nga 1 qershori kur kemi filluar të shohim sinjalet e jashtëzakonshme. E rëndësishme është që i kemi gjetur në Tiranë, Elbasan, Pogradec, Vlorë, Gjirokastër, etj. E gjithë kjo përpjekje ka një vlerë të veçantë.”, deklaroi ajo.
Lidhur me kete variant, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se personat e infektuar nuk kanë bërë asnjë dozë të vaksinës, e kjo shihet si shkaku kryesor i shtimit të numrit të rasteve. Megjithatë, ajo theksoi se situata në vend aktualisht është e qëndrueshme.
REAGIMI:
“Në fakt para se të themi detaje, situata epidemiologjike ka pësuar rritje. Në spital janë të shtruar 9 pacientë. Vijojnë të shtohen numrat e të vaksinuarve me dy doza. Procesi i vaksinimit po vijon me shpejtësi dhe rritme të shpejta. Në Gjermani dërguam 21 mostra, i kemi vënë mënjanë nga 1 qershori kur kemi filluar të shohim sinjalet e jashtëzakonshme. E rëndësishme është që i kemi gjetur në Tiranë, Elbasan, Pogradec, Vlorë, Gjirokastër, etj. E gjithë kjo përpjekje ka një vlerë të veçantë. Masat janë në fuqi dhe kërkojnë përulësi. Është mundësi e shtuar për të kujtuar se nuk kemi përfunduar me pandeminë dhe nëse për një moment harruam që jemi në këtë situatë, qarkullimi i këtij varianti tregon se nuk e kemi përfunduar këtë detyrë.”, deklaroi Albana Fico