Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara po ngre padi kundër Rusisë, fushatës zgjedhore të Trump dhe kundër Wikileaks. Dosja që po përgatisin Demokratët do të përmbajë konsperacionin për dëmtimin e zgjedhjeve presidencialë të vitit 2016.
Dokumentët e mbledhur në dosje ngrenë dyshime se fushata “e pranoi me kënaqësi ndihmën e Rusisë” për të fituar zgjedhjet.
Presidenti Donald Trump në mënyrë të përsëritur ka mohuar çdo përzierje të Rusisë në fushatë, dhe njëkohësisht Rusia ka mohuar akuzat.
Ekipi i fushatës së Trump tha se padija është ngritur pa asnjë subjekt dhe prandaj mund të mos pranohet.
Veritas.com.al/