Shtatëmbëdhjetë deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike do të bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të partisë që është parashikuar për të martën. Lajmin e bëri të ditur kreu i Grupit, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat. Gaz BArdhi qendron ne krye te kesaj levizjeje qe kerkon neutralizimin e PD zyrtare sipas interesave te Foltores

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së deklaroi se beson që mospjesëmarrja ditën e nesërme mund të jetë më e madhe.

Mbledhja e nesërme për të është jolegjitime pasi siç u shpreh Bardhi, organizmi i saj është përgjegjësi e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë.

Ai foli për interesa personale të “një apo shumë individëve” të cilat nuk i shërbejnë PD-së dhe demokratëve.

Kujt i intereson kjo që po ndodh në PD? Kjo nuk i shërben PD-së, kjo nuk i shërben demokratëve.”

Gazment Bardhi thirri sot mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, një ditë përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar ku pritet të votohet për 29 korrikun, si datë për zgjedhjet për kreun e ri të partisë.