Sot, në seancën Parlamentare qe po zhvillohet, eshte konstatuar se deputetet e Partise Socialiste (ne maxhorance) po mesojne te mos mbrojne gjithçka qe bejne ministrat e qeverise se tyre. Sidomos pas zgjedhjeve te manipuluara nga krimi i droges ne Diber, me sa duket po mendohen ëfare po bejne.
Njeriu me i perfolur per lidhjet me krimin aty ndodhet ministri i Brendshem, Saimir Tahiri.
Deputetët e opozitës u ngritën në këmbë kur ministri i brendshëm Saimir Tahiri nisi të fliste me lëvdata për punën e policisë kundër kultivimit të kanabisit. Ata i kërkuan Tahirit që fillimisht të mbante përgjegjësi për shtimin e sipërfaqes së mbjellë me kanabis, por Tahiri replikoi me ish -kryeministrin Berisha duke i kujtuar Gërdecin.
Reagimi i deputetëve të opozitës e detyroi ministrin të ndërpriste fjalën dhe kryetarin e Kuvendit, Meta, që të mbyllte seancën për 5 minuta pushim.
Ajo që u vu re gjatë këtyre momenteve tensioni ishte fakti se asnjë deputet i PS nuk u ngrit për të mbrojtur Tahirin, ose per te mbajtur anen e qeverise.