Pas protestës së paralajmëruar mbrëmjen e shkuar përpara kryeministrisë për t’u mbledhur sot para parlamentit, godina është rrethuar nga barrierat metalike dhe forcat e policisë. Një pjesë e deputetëve të PS dhe PD kanë hyrë brenda Kuvendit.

Protestuesit kërkuan një ditë më parë që secili të furnizohej me vezë e miell për të gatuar “brumin e demokracisë.”

Nuk munguan as tonet paralajmëruese ndaj policisë, të cilëve iu kërkua “të kenë kujdes.”

Sot, me thirrjet “hajdut” e “plehrë”, protestuesit para parlamentit kanë qëlluar me miell e vezë makinën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit.

Ndërkohë Policia përmes një reagimi të shpejt ka shoqëruar disa protestues që në fillim.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *