Kryetari i grupit parlamentar të Partisё Socialiste, Taulant Balla pas nderimeve pёr festёn e 29 nёntorit, në varrezat e dёshmorёve nё qytetin e Fierit, ka reaguar rreth veprimit të deputetit socialist Bujar Çela, i cili uroi festën e 28-nëntorit me fotografinё e diktatorit Enver Hoxha.
Një ditë më parë, në grupin e “Whatsapp” të Komisionit të Sigurisë, deputeti i PS, Bujar Çela ka uruar 28 nëntorin me një foto ku krahas flamurit shqiptar, ishte stampuar edhe figura e ish-diktatorit Enver Hoxha.
Veprimi i tij shkaktoi revolta midis deputetëve të opozitës, të cilët e cilësuan këtë si fyes dhe poshtërues.
Lidhur me këtë incident Balla tha se ka marrë një sqarim nga deputeti Çela, e derisa të bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme do të vendoset nëse do të merret masë disiplinore ndaj tij.
“Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për përdorim të aparatit të tij celular nga persona të tjerë. Kjo do të jetë pjesë e një verifikimi në aspektin e kodit të sjelljes dhe etikës brenda grupit parlamentar dhe çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të ketë verifikime”, tha Balla.
Mё tej Balla foli pёr dhe pёr rёndёsinё qё data e 29 nёntorit ka pёr shqiptarёt, duke e quajtur atë një ditë të shënuar për kombin shqiptar.
“29 nëntori është një datë e shënuar për historinë e kombit tonë sepse jo vetëm që ishte fundi i Luftës së Dytë Botërore për Shqiptarët, duke qenë se ishim vendi i parë ndoshta në Evropë që çliruam Shqipërinë vetëm nga forcat partizane”, theksoi Balla.
Nga ana e tij deputeti Çela në një prononcim pёr njё media lokale ravijëzoi se, nuk mund tё mos njihet figura e Enver Hoxhёs, pёrderisa ka dhёnё kontributin e tij nё Luftёn e Dytё Botёrore.
Figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet ‘null’, përderisa ne nuk kemi gjetur një udhëheqës tjetër që e ka udhëhequr atë luftë”, tha Çela.
Duke sqaruar më tej veprimin e tij të kritikuar gjerё nga pala opozitare, Çela vijoi duke thënë se, “personalisht nuk mund ta anashkaloj historinё nga e cila kemi ardhur si komb”.