Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka replikuar me kryeministrin Edi Rama duke i thënë se “ç’kusur kam unë që pala tjetër të më thotë që jam palë me ju”.

Ajo tha se fjala e kryeministrit në Kuvend është një retorikë dhe propagandë e dalë boje.

Zonja Hajdari tha:

“Po ç’kusur kam unë që pala tjetër të më thotë që jam palë me ju, pse nuk duhet të kem unë bindjet e mia, boll më me fantazma të kaluara që e mbajnë peng këtë vend. Ca shëndetësie falas flisni ju, kur në spitale nuk ka drita e mjeku nuk fut dot në sallë pacientin, kur po vini trarë gjithandej, tani edhe në Durrës-Tiranë. Unë kam bindjet e mia, ne luftojmë për gjeneratën e re, për një elitë të re politike, për fëmijët tanë, nëse jemi këtu për të bërë retorikë bëjeni si duhet, por jo me propaganda të dalë boje tashmë”– tha Hajdari.

Ndërsa Rama ju përgjigj:

“Nëse do përdornim pytejen ç’kusur kam unë, imagjino sikur ta përdorja unë këtë, këtë e kemi zgjedhur kur kemi vendosur të merremi me politike, për fat të keq politika në këtë vend është ende larg së qëni arti i të marrurit vesh mes njerëzve dhe përsa i takon kusurit tuaj që ju thonë gjëra që nuk doni ti dëgjoni, më besoni nuk jeni vetëm. Të gjithëve na thonë gjëra që nuk do donim ti dëgjonim por është pjesë e zgjedhjes që bëjmë. Pra, si do thoshte Kujtim Gjuzi, çdokush mban kryqin e vet. Përsa i përket retorikës, nuk është fjalë e keqe, një këshillë mos e përdorni si fjalë të keqe, është art, demagogjia është e keqe, mbase keni këtë parasysh, por retorika është art komunikimi.”

Veritas.com.al/