Ministria e Jashtme e Polonisë thotë se përfaqësuesi i përhershëm i shtetit në Bashkimin ka dhënë dorëheqjen dhe se dorëheqja është pranuar.
Ministri i Jashtëm, Witold Waszczykoëski tha të Premten se Jaroslaw Starzyk, 54 vjeç, ka dorëzuar dorëheqjen e tij për “arsye personale”
Ministria më vonë tha se dorëheqja është pranuar, duke mos dhënë hollësi të tjera.
Por portali ‘Onet.pl news’ tha se sipas dokumenteve mësohet se Starzyk mund të ketë bashkëpunuar me shërbimet sekrete në periudhën e komunizmit. Dokumentet janë gjetur në arkiva. Portali thotë se Starzyk e ka fshehur faktin se kishte bashkëpunuar.
Sipas ligjit Polak, zyrtarët e zyrave të shtetit duhet të deklarojnë çdo bashkëpunim me periudhën e komunizmit dhe kushdo që kapet që nuk e bën këtë bëhet menjëherë subjekt për largim nga posti.
Starzyk ishte emëruar në Shkurt 2016 nga partia Ligj dhe Drejtësi, e cila ka premtuar të eliminojë njollat e komunizmi nga trupi i shtetit.
Veritas.com.al/