-Mbrëmjet e promovimit te autobiografisë se Michelle Obama janë evente të pritura në të gjithë Amerikën. Dhe njerëzit janë të gatshëm të shpenzojnë një pasuri.-
Nga: Giorgia Baroncini/
Një tur në pallatet e sportit ku zakonisht luhet basketboll. Arena prej rreth 20 mijë vendesh tashmë pothuajse të gjitha të ezauruara.
Mbrëmjet e promovimit te autobiografisë se Michelle Obama janë evente të pritura në të gjithë Amerikën. Dhe njerëzit do të shpenzonin një pasuri për të marrë pjesë në prezantimet e librit të ish-zonjës së parë.
Po sepse biletat kushtojnë deri në 3 mijë dollarë. E ka konfirmuar AmericanaTv Blog. 30 $ çmimi më i ulët, një e treta e të cilave destinuar për aktivitetet filantropike lokale. Por pastaj ka bileta nga 500, 700 dhe 3 mijë dollarë. Si ato të mbetura për dy datat në Qendrën Barclays në Nju Jork: janë për rreshtat e parë dhe përfshijnë librin si dhuratë. Ndoshta edhe mundësinë për t’i shtrënguar dorën dhe për të bërë një fotografi me ish Zonjën e Parë.
Veritas.com.al/