Të gjitha dëshmitë e deritanishme e lidhin konfliktin e përgjakshëm në zemër të ish bllokut me ngacmimin e bërë ndaj këngëtares Elvana Gjata
Por burime të policisë pohuan për Vizion Plus, se mes viktimës Fabian Gaxha dhe grupit kundërshtar ka patur një konflikt që daton një muaj më parë.
Motivi i përplasjes së parë nuk dihet ende me saktësi, por hetuesit po verifikojnë të dhënat që flasin për një konflikt që lidhet me trafikun e drogës.
Duket se që nga ajo kohë, dy grupet kanë patur probleme të cilat arritën kulmin me ngacmimet e bëra nga Gaxha ndaj Elvana Gjatës mbrëmjen e 4 tetorit.
Oficerët e policisë nuk kanë marrë ende në pyetje një nga të plagosurit, Eljon Hato, pasi ai vijon të jetë në gjendje të rëndë në spital. Ndërsa i lënduari tjetër, Ervis Martinaj, përmes avokatit, ka mohuar të ketë qenë protagonist i konfliktit.
Nga ana tjetër tre personat e grupit rival, Ervin Mata, oficeri komando i dyshuar per vrasjet Meviol Bilo dhe Fabjol Alushi, janë ende në kërkim.
Ndërsa shoku i tyre Geldo Hoti, i arrestuar në Kakavije teksa po tentonte të ikte drejt Greqisë, ndodhet ende në polici për tu marrë në pyetje lidhur me pozicionin e tij në ngjarje.
Krimi që tronditi Tiranën ndodhi mbrëmjen e të enjtes, kur dy grupet u përplasën me arme, duke lënë pas një të vrarë e dy të plagosur. Policia sekuestroi vë vendin e ngjarjes 11 gëzhoja, një pistoletë, 10 mijë euro, si dhe disa makina e automjete.
Veritas.com.al/