Shënim nga Veritas/
Devijanca e Vettingut ka lidhje me tre premtime të mëdha të bëra nga kupola:
E para, devijon data:
Ishte thënë se Vettingu do të nisë të japë efekte në fillim të vitit 2018; por në fakt nisi që sot. Policia e Shtetit ka njoftuar se janë bërë gati prangat për 10 deputetë të Opozitës që zhvilluan debatin dhe protestën për të ndaluar shkeljen e Kushtetutës në një moment delikat kur po zgjidhej Prokurori i përgjithshëm jashtë- kushtetues.
E dyta, devijon pesha e ‘peshkut’:
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu, që praktikisht ndodhet mbi Kuvendin, mbi Policinë, mbi Qeverinë, mbi Presidentin dhe mbi Ligjin, doli një herë para popullit dhe i lumturoi me një lajm të bujshëm. Ai iu tha se sipas Reformës (Veting) në janar nis burgosja e “peshqve të mëdhenj”. Zoti Lu, edhe pse jo genetik i trojeve nën Perandorinë Osmane ku përdoret fjala “besë’, e mbajti fjalën. Veçse edhe në këtë rast, me një devijim në kohë. Peshkun e madh, zoti Lu po e kap para Janarit, madje edhe para Krishtlindjeve. Por me sa duket ka bërë një lëshim të vogël: Peshkun e ka zgjedhur kockë e lëkurë. Ndoshta pse në Krishtlindje- sipas zakoneve të katolikëve të vjetër- hahen vetëm saraga të tymosura.
“Peshqit” kësaj here janë ata që dolën në rrugë për të protestuar; disa porej tyre edhe çuna të uritur nga Kavaja e nga Lushnja. Edhe deputetët që u vunë në shenjstër të burgut janë nga pjesa e varfër e deputetëve, sepse janë në opozitë. Ku është peshku i madh? “I madhi kushedi ku bredh me kalë”, thuhet në një batutë të një filmi socialist- si kjo periudhë.
Devinaca e tretë:
Vettingu dhe Reforma në Drejtësi- sipas fjalëve para popullit- ishte destinuar që të vinte Drejtësinë në shinat e ligjit dhe të Demokracisë. Në fakt ndodhi e kundërta: Prokurori i Përgjithsëm zgjidhet jashtë ‘Vettingut’ dhe në vend të prokurorit do të bëhet vettingu në burg i 16 protestuesve, 10 deputetë dhe 6 të mjerë të ardhur nga rrethet…
Gjithashtu Drejtësia , tani e tutje, do të jipet jashtë parimeve të Republikës. Burgu do të caktohet nga ambasadori i SHBA ose një tjetër, nga Partia dhe nga Policia. Bien parimet e Republikës Parlamentare. Ambasadori, Partia dhe Policia duhen pyetur se në ç’regjim jemi…
Veritas.com.al/