Gëzim Hashimi/ fb

Afrimi I datës së zgjedhjeve lokale po shfaq çoroditjen e drejtuesve të bashkive lidhur me zhvillimin e këtyre zgjedhjeve e sidomos nga përfaqësuesit e PD. Një kuturisje prej kamikazi ka ndërmarrë kryetari i Bashkisë të Devollit Bledion Nallbati që po bën të gjitha përpjekjet për bllokim të zgjedhjeve.

Ai i paska këkuar KZAZ-së nr. 70 lirimin e ambienteve, të cilat janë duke u vënë në funksion për zgjedhjet vendore. Pas ‘shdekretimit’ të datës së zgjedhjeve nga Presidenti Ilir Meta, ka ardhur edhe ky reagim nga kryebashkiaku ende aktual i Devollit.

Nisma të çuditshme janë ndërmarrë në këtë zonë prej vitesh. Me tendencën dhe prirjen e bindjeve të djathta, rreth 20 vite më parë u grisën posterat e Fatos Nanos në qytetin e Bilishtit, çka u bë objekt kronike i medias prestigjioze botërore BBC.

Por, çfarë ndodh aktualisht në Devoll me drejtues Bledion Nallbatin? Bledar Kanina- anëtar i KZAZ nr 70 në Devoll thotë se nuk ka ardhur asnjë shkresë e nga bashkia. Sipas tij, u janë vënë në dispozicion ambientet e nevojshme, madje sot kane ardhur nga KQZ edhe materialet zgjedhore.

Në asnjë bashki nuk është shfaqur kjo kundërvënie ndaj procesit elektoral si në Devoll.

Veritas.com.al/