Ish-kryebashkiaku Johnson është ndër favoritët dhe gëzon simpatinë e Trump

Londër Jane dhjetë kandidatët konkurrentë për udhëheqjen e Partisë Konservatore Britanike.

Pas dorëheqjes zyrtare të Kryeministres Theresa May, dje ka skaduar afati për prezantimin e kandidaturave. I pari që konfirmoi të vetin ka qene Ministri i Mjedisit, Michael Gove,qe e kishte provuar fatin e tij edhe tre vjet më parë. Brexiteer i bindur,ka spikatur në qeverinë e Cameron për reformën e tij radikale të arsimit. Edhe pse i dëmtuar nga pohimi se ka  përdorur kokaine njëzet vjet më parë, ai i rezistoi presioneve të atyre që e donin atë jashtë nga loja që prej fillimi.

Nuk mund ti mungoje apelit Boris Johnson, ish kryebashkiaku i Londrës dhe ish ministri i jashtëm i May-it. Ai është ndër të preferuarit dhe gëzon simpatinë e Presidentit Trump. Shumë kritik ndaj qëndrimit të qeverisë së May-it ndaj Brexit, dëshiron të dalë nga Evropa deri më 31 tetor, me ose pa marrëveshje, mundësisht pa dhënë një qindarkë. Jeremy Hunt Ministri i Jashtëm, ka pikëpamje te kundërt.

Ai është i bindur se me Evropën duhet të rinegociohet dhe se “No Deal” do të ishte një vetëvrasje politike për partinë e tij.

Ka mbështetjen e shumë anëtarëve të rëndësishëm. Sajid David, Ministri i Brendshëm në të kaluarën është referuar si pasardhësi i ri i May-it. Me origjinë pakistaneze, ai ka nisur fushatën e tij për “te rindërtuar besimin dhe rigjetjen e unitetit”.

Dominic Raab ishte në fakt  ministër për Brexitin për pak muaj, por ka dhene dorëheqjen sepse nuk ishte dakord mbi marrëveshjen e nënshkruar nga May me Brukselin. Ai është favorit i një Brexiti te vështirë.

Ritenton përsëri edhe Andrea Leadsom i cili në vitin 2016 u tërhoq nga gara e fituar pastaj nga May. Ai ka mbështetjen e të djathtës së partisë dhe nuk beson se qasja aktuale e qeverisë mundet  të realizojë në ndonjë mënyrë Brexit.

Dhe është një Leaver e bindur edhe Esther McVey,ish prezantuese televizive. i drejtohet mbi te gjitha te rinjve kandidatura e Matt Hancock,kaluar nga sekretar i Kulturës në ministër i Shëndetësisë. Ish-ekonomist, ai pëlqen të prezantohet si politikani më teknologjik në Westminster dhe ishte deputeti i parë që kishte aplikacionin e tij në celular.

Në gare edhe Mark Harper i bindur se për të dale nga Bashkimi me një marrëveshje të mirë është e nevojshme të zgjatet afati kohor i caktuar për 31 tetor dhe Rory Stuart, Ministri për Zhvillim Ndërkombëtar në qeverinë May.

Veritas.com.al/