(FOTO: Protestues në rrugët e qyteteve të Rumanisë)/
Dhjetëra mijëra rumunë po përballojnë të ftohtët dhe u kthyen në rrugë për të protestuar. Ata i bënë thirrje qeverisë për dorëheqje të Dielën. Protestuesit e akuzojnë qeverinë për zbutjen e ligjit mbi korrupsionin.
“Hajdutë! Dorëhiquni!”- thërrisnin protestuesit të mbledhur përballë selisë së qeverisë në Bukuresht, teksa projektonin ngjyrat e flamurit kombëtar rumun në blu dhe e verdhë, me anë të aparateve telefonike.
Mbi 50 mijë protestues morën pjesë në marshimin e Bukureshtit, sipas raportimeve nga media rumune. Autoritetet nuk bënë ndonjë vlerësim rreth ngjarjes.
Rreth 20 mijë të tjerë zonë rrugët në qytete të tjerë të mëdha, duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë.
‘Ne duam t’i japim qeverisë kartonin e kuq”, tha për AFP-në një nga protestuesit, 33 vjeçari Adrian Tofan, biznesmen.
Demonstratat e të Dielës, dita e 13-të në radhë e protestave kundër qeverisë, u zhvillua pavarësisht se administrata shtetërore u tërhoq nga planet kontradiktore mbi një projekt-ligj që abuzon mbi krimin e korrupsionit që e konsideron të dënueshëm vetëm atëherë kur vjedhja kap shumën 200,000 lei (44,000 euro ose 47,500 dollarë).
Demonstratat, më të mëdhatë që nga rënia e komunizmit dhe ekzekutimi i diktatorit Nicolae Ceausescu në vitin 1989, kanë vazhduar pavarësisht nga dorëheqja të Enjten e ministrit të drejtësisë Florin Iordache.
“Dorëheqja e ministrit të Drejtësisë nuk mjafton pas asaj që tentuan të bëjnë”, tha Tofan, protestues.
Një tjetër demonstrues tha gjithashtu se kishin humbur komplet besimin ndaj qeverisë.
“Ne duam që kjo qeveri të japë dorëheqjen. Ne nuk e besojmë atë; ata duan që të na çojnë prapa”- tha Bogdan Moldovan, një doktor.
Rumania u bë anëtare e BE në vitin 2007 dhe Brukseli gjithnjë e ka kritikuar për një progres të ulët në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
/Veritas.com.al/