Dje në Burrel, militantë të ndryshëm të PD kanë ushtruar dhunë ndaj Forcave të Rendit dhe Sigurisë, të cilët mbanin në ruajtje KZAZ-të. Më pas kanë dëmtuar materialet zgjedhore të KZAZ Nr. 16, që ndodhej në Pallatin e Sportit “Ferit Hysa”, dhe KZAZ nr. 17, që ndodhej tek Biblioteka e qytetit, Bashkia Klos. Policia arrestoi 9 persona dhe procedoi 24 të tjerë.
Arrestimet u bënë pas veprimeve hetimore, identifikimit të personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia.
Ndërkohë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas të tjerë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Mat, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.
Veritas.com.al/