Në protestën e opozitës, para Kryeministrisë më 10 shkurt, pati shumë tension dhe incidente, për shkak të hedhjeve me molotovë dhe përplasjeve me forcat e policisë.

Për shkak të tensioneve dhe të përdorimit të fëmijëve për të shkaktuar tensione, janë proceduar penalisht katër deputetë të opozitës.

Policia e Shtetit ka referuar në Prokurorinë e Tiranë katër deputetët e PD, Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Flamur Noka, ndërkohë që kjo e fundit do i referojë në SPKA për hetime të mëtejshme.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *