Dy makina janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në Shkodër. Makinat, njëra tip “Benz” e tjetra tip “BMW” janë në pronësi të një personi me iniciale E.K.

“Rreth orës 03:32, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, kanë marrë flakë dhe janë djegur  dy automjete  tip “Benz” dhe “BMW”, në pronësi të shtetasit E. K”, njoftoi policia.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje. Për këtë arsye është ngritur një grup hetimor që pritet të sqarojë plotësisht shkakun e rënies së zjarrit.