Një person është qëlluar për vdekje pasi sulmoi dy ushtarë me hanxhar. Ngjarja ndodhi në qendër të Brukselit.

Agresori, i moshës 30 vjeç, u plagos në rrugë popr më vonë vdiq në spital. Njëri nga ushtarët po vuan nga plaga që i shkaktoi agresori me hanxhar në fytyrë, ndërsa ushtari tjetër është plagosur në duar.

Fotografët fotografuan rrugën me shirita policie dhe trupa ushtarak.

Ushtarët janë të pranishëm në rrugët e Brukselit që nga koha kur një sulm terrorist la të vrarë më shumë se 30 persona, vitin e kaluar.

Zyra e prokurorit Federal të Belgjikës tha se ‘agresori nuk është i njohur për aktivitet kriminal”, por tha se para se të sulmonte ushtarët ka thërritur “Allahu Akbar” (“Zoti është më i madhi ” në arabisht).

Sulmi i të Premtes po trajtohet si akt terrorist- tha zyra e prokurorit.

Veritas.com.al/

Police cordon off the area at Boulevard Emile Jacqmain in the centre of Brussels, Belgium, 25 August 2017