KUKËS– Pranverë me borë. Ky është peizazhi, që iu shfaq para syve këtë të enjte banorëve të  zonave të thella malore, kryesisht në verilindje të Shqipërisë.

Në Shishtavec të Kukësit reshjet e dëborës kanë “zbukuruar” zonën në mes të muajit prill.

ABC News sjell pamjet fantastike të fshatrave, ndërsa banorët e zonës janë të detyruar të shtyjnë për më vonë punën përgatitore për mbjelljen e tokave, kryesisht me pataten, markën e tyre tipike, e cila i dallon nga zonat e tjera të Shqipërisë.