Shtetet e Bashkuara dhe aleatët Europian kanë dëbuar disa diplomatë Rus si një përgjigje e koordinuar ndaj helmimit të ish spiunit Rus në Mbretërinë e Bashkuar.
Thuhet se ky është dëbimi më i madh kolektivi zyrtarëve të inteligjencies Ruse në histori.
Njëzetenjë vende janë vënë në aleancë me Mbretërinë e Bashkuar, duke dëbuar më shumë se 100 diplomatë.
Rusia është betuar se do të hakmerret ndaj “gjesteve provokative”.
Rusia mohon çdo rol në sulmin mbi Sergei Skripal dhe bijën e tij, Yulia, në Salisbury, në jug të Anglisë. Të dy ata mbetën në gjendje kritike por në kondita stabël në spital.
Veritas.com.al/