Sot është Dita e Europës, ditë për të festuar paqen dhe unitetin në të gjithë kontinentin. Origjina e kësaj dite daton në vitin 1950, kur Evropa ishte ende duke u shëruar nga pasojat shkatërruese të Luftës së Dytë Botërore. Më 9 maj 1950 u bë lëvizja e parë drejt krijimit të asaj, që sot njihet me emrin BE.

9 maji u caktua si Dita e Evropës në kujtim të deklaratës së ministrit të Jashtëm francez, Robert Schuman, më 9 maj 1950, i cili i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”.

Kryeministri Edi Rama thotë se kjo ditë e gjen Shqipërinë më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare.

“Mirëmëngjes dhe në këtë Ditë të Europës, e cila e gjen Shqipërinë më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare me diellin që lind andej nga perëndon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

/abcnews.al