TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme në të gjitha akset kombëtare.
Në informacionin e fundit mbi gjendjen e akseve kombëtare, ARRSH informon se kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Sipas njoftimit të ARRSH-së, “në të gjithë territorin nuk ka pasur reshje”.
“Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftim.
VERITAS.COM.AL