Dy unionet më të mëdha të punëtorëve po venë në skenë një protestë mbarëkombëtare kundër presidentit Emmanuel Macron dhe reformave të tij ekonomike.

Demonstrata e të Enjtës shënoi ditën e katërt që në Shtator që Unioni mbështet protestat që kaun zënë rrugët dhe që nuk pajtohen me politikat e Macron. Përmasat e protestave janë rritur gradualisht.

Policia në Nantes lëshoi gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Masat e reja, disa prej të cilave janë duke u praktikuar sipas urdhrave administrative, kërkojnë që për firmat franceze të bëhet më e lehtë për të marrë në punë ose larguar nga puna të punësuarit; dhe për të reduktuar fuqinë e kontratave kolektive kombëtare.

Veritas.com.al/