Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të jetë në Elbasan këtë të martë, me rastin e festës së Ditës së Verës.
Rama ka parë disa nga aktivitetet e organizuara në qendër të qytetit si dhe është takuar me qytetarë të shumtë.
Kreu i qeverisë, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Evisa Kushi dhe deputeti socialist, Damian Gjiknuri kanë vizituar panairin e artizanëve dhe zejeve. Rama ka marrë një dhuratë nga artizanët e pranishëm.
Më pas kryeministri Rama do të ketë një kafe pune me deputetët socialistë të këtij qarku.