Gratë punëtore në Spanjë po shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Grave me një grevë të paprecedent që ka për objektiv pabarazinë gjinore dhe diskriminimin seksual.

Sindikatat thanë se 5.3 milionë gra i janë bashkuar grevës 24 orëshe, të mbështetura nga 10 sindikata dhe disa politikane gra të nivelit më të lartë në Spanjë.

Mijëra gra kanë dalë në rrugë për protesta në gjithë Spanjën, duke brohoritur “në se ne ndalojmë, bota ndalon”.

Ngjarje që kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave janë mbajtur në disa shtete të tjerë.

Veritas.com.al/

https://youtu.be/wlZZXJdkkC0