(FOTO: Franco Roberti- kreu i Antimafias Italiane)/

Deklarata e parë është e ambasadorit të OSBE në Tiranë Bernd Borchardt:

Ai tha se në Shqipëri ndodhen në qarkullim dy miliardë euro të përfituara nga droga, që pritet të paguhen për të blerë deputetët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zoti Bernd Borchardt e bëri këtë deklaratë pak javë pasi ambasadori i SHBA, Donald Lu tha se me këtë politikë të inkriminuar nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Deklarata e dytë është e Franco Robertit, kreu i Anti-Mafias Italiane:

Në një konferencë për mediat në krah të prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, zoti Roberti tha se ka shifra të çmendura për rritjen  e prodhimit  të drogës në Shqipëri; ajo është trefishuar.

Zoti Roberti dha alarmin e rritjes së trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas tij, me interes për të dy vendet është jo vetëm lufta ndaj drogës, por edhe korrupsionit.

“Trafiku i drogës Shqipëri-Itali, në rritje. Interesi i përbashkët mes dy vendeve është të luftojnë jo vetëm drogën, por edhe korrupsionin. Duhet bashkëpunim mes dy vendeve për luftën ndaj krimit. Bisedime për të përmirësuar strategjitë. Shkëmbimi i informacioneve shumë efikas”, tha zoti Roberti.

/Veritas.com.al/