
Kryeministrja Edi Rama dhe zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin sot në një takim me arsimtarët në Lushnje.
“Ne jemi këtu për të mbrojtur njerëzit tanë, qytetarët dhe Republikën e Shqipërisë. Jemi këtu për të mbrojtur fëmijët nga kërcënimi i madhe që vjen nga rrjetet sociale dhe posaçërisht tik tok. Ka qenë një vendimmarrje 95% prindër dhe mësues thoshin të mbyllet, 65 mijë prindër e mësues janë pyetur dhe kanë thënë mbylle. Kemi marrë vendim për mbylljen dhe ke4mi hapur një dialog me kompaninë.
Ne i kemi thënë se nuk do ta lejojmë tik tok të funksionojë, dhe të hyrë në shtëpitë tona si skuth, me gjithë ato lloj produktesh që janë pa filtër dhe shkojnë drejt tek fëmijët, Nuk kemi ndonjë gjë ideologjike me ju, por duam garanci. Kemi nxjerrë një sërë gjerash dhe ia kemi vënë ën dispozicion kompanisë, ata kanë qenë bashkëpunues dhe na kanë thënë se do përgatiten dhe do vijnë me një plan për të vendosur disa mburoja.
“Jemi në kontakt, punon një grup me ato. Kur të jenë gati do vini në Shqipëri dhe publikisht ti tregoni prindërve, mësuesve dhe familjeve se çfarë do ndodhur. Mbyllja teknikisht ka filluar, ditë pas dite gryka e tik tok do ngushtohet dhe në një periudhë 10-15 ditësh normalisht duhet të jetë black out, Ne i qëndrojmë plotësisht” – tha Rama.
Komente