Vetëm një ditë që nga hyrja e pranverës së këtij viti u shënua ‘e vështirë’ për udhëtimet për shkak të motit. Dhe rezultati tragjik: Në fshatin Nimçë të Kukësit mbeten të vdekur dy përsona që udhëtonin me të njëtën makinë. Dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë.
Dita e sotme u vështirësua papritur nga një mot i ftohtë dhe jashtë kohe.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Nimçë, ku si pasojë e lagështirës, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, bëjnë me dije burime policore.
Katër persona udhëtonin në makinë, të gjithë nga fshati Nimçë.
Drejtuesi i mjetit Mustaf Hoda, 35 vjeç ka gjetur vdekjen, si dhe pasagjeri Ram Koboçi, 50 vjeç.
Ndërsa të plagosur kanë mbetur dy pasagjerët e tjerë: Xh.H., 45 vjeç dhe një fëmijë 11 vjeç.
Xh.H. është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, ndërsa N.K, 11 vjeç, është jashtë rrezikut për jetën.
Veritas.com.al/