Nga Zef Preçi/

Pyetjet vazhdojnë: Reduktim i informalitetit? Rindarje e tregut përmes ‘Frocës së ligjit”? Kontroll mbi tregun mediatik? Mundësim informacioni mbi shikueshmërinë e kanaleve Tv- në funksion elektoral?

Pergjigja ime ndaj pyetjeve te mësipërme është NJË dhe mjaft e thjeshte: Pak nga te gjitha…

Ndërkaq kam një pyetje: Çfarë e pengon rregullatorin përkatës qe te mbroje konsumatorin, duke përmbushur detyrimin ligjor te këtij institucioni (AMA) për këtë qellim? Me konkretisht: a ndjen përgjegjësi rregullatori për miliona Euro te familjeve shqiptare te hedhura ne lume për shkak se aparatet marrëse te blera nga familjaret nuk janë kompatible ne kalimin nga një sistem ne tjetrin, nga një operator ne tjetrin? Po dekodera-t, për te cilat qeveria shpenzoi 5 Milionë Euro për te varfrit a mbeten ne pune mbas ditës se sotme?

A mundet AMA ne bashkëpunim me institucione te tjera te përcaktojë standardet e nevojshme edhe ne fushën e aparateve marrëse televizive me qellim qe ofruesit e sinjalit televiziv te mos grabitin konsumatorët me praktika anti-konkurruese duke i detyruar këta te fundit te blejnë aparate jo-kompatible si dhe duke përdorur qeverinë per ndryshimin e ” rregullave te lojës” çdo dy-tre vjet?

Te mos harrojmë:  Çdo lek i shpenzuar ne investime joefektive dëmton individin qe detyrohet te beje blerje te tilla, por edhe shoqërinë ne tërësi… Mjafton te shihni tregun e ndërtimeve përreth dhe letrat qe lëshon ALUZNI çdo dite për te kuptuar marrëzinë e këtyre lloj investimeve…

Veritas.com.al/