Një ditë më parë një ngjarje e rëndë ka tronditur Pogradecin. Bashkim Mekolli, 49 vjeç vrau gruan e tij Demirkë Mekolli, duke e goditur disa herë me sqepar dhe thikë.

Pas ngjarjes së rëdë, ka ka reaguar djali i ҫiftit, 16-vjeçari Emiljano Mekolli që jeton me tezen në Itali.

Ai e quan babain e tij një horr, dhe kërkon nga gjykata që ta dënojë atë me vdekje.

“Me mamin i kisha marrëdhëniet shumë të mira ndërsa me atë horrin që nuk dua as ti përmend emrin. Ai konsumonte alkool dhe më dhunonte barbarisht mua dhe mamin të cilës ia fal jetën time. Jemi larguar shpesh nga shtëpia për këtë arsye. Dua të flas me gjykatësin që do e gjykojë atë horrin dhe ta dënojë me vdekje. Këtë meriton ai. Kur jemi larguar kam qenë unë që i kam kërkuar mamit të ktheheshin në shtëpi. Është faji im”, thotë Emiljano për “News 24”.

Veritas.com.al/