Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, deklaroi se kriza politike në BeH ka mundësi të zgjidhet me ndërmjetësimin e Vuçiçit, Erdoganit dhe Millanoviçit të cilët mendojnë për ruajtjen e Marrëveshjes së Dejtonit dhe Kushtetutës së BeH-së.

“U jam falënderues për propozimin dhe mbështes përpjekjen për të arritur zgjidhje që e bënë dje Presidenti Vuçiç dhe Erdogan”, tha ai për Srna News Agency.

Ai vlerëson se fati i BeH-së mund të jetë në duart e këtij konstellacioni “Vuçiç, Millanoviç, Erdogan”.

Dodik gjithashtu tha se Republika Srpska “gjithmonë qartazi ka avokuar respekt për Marrëveshjen e Dejtonit dhe dialogun mes politikanëve të tri popujve konstituues”.

Lideri serb i Bosnjës tha se asnjëherë Republika Srpska nuk e ka rrezikuar paqen dhe stabilitein e BeH “në asnjë mënyrë”.

“Ne vetëm kemi instituat në atë që është nënshkruar në Dejton”, deklaron ai.

“Dhe tani mendoj se ata mund të kontribuojnë dialogut mes përfaqësuesve politik të tri popujve dhe të arrijmë zgjidhje ndaj situatës së tanishme”.

“Ndërhyrja e kujtdo tjetër në BeH nuk do të sjell asgjë të mirë”, përfundon Milorad Dodik.

Presidenti i Turqisë dhe ai i Serbisë u pajtuan dje në Ankara që të mbledhin liderët e Bosnjës dhe Hercegovinës në Ankara dhe Beograd për të ndërmjetësuar dialogun politik për zgjidhjen e krizës në Bosnje.

Kriza nisi mesin e vitit të kaluar me tërheqjen nga institucionet shtetërore të Republika Srpska-s, pas miratimit të ligjint kundër mohimit të gjenocidit të Srebrenicës dhe glorifikimit të kriminelëve të luftës nga ish-Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar, Valentin Inzko.

Dodik refuzon ta lejojë një gjë të tillë, ngase gjenocidin e Srebrenicës, të njohur botërisht edhe nga Gjykata Ndërkombëtare si gjenocid, ai e quan vetëm “një krim i madh”, por jo gjenocid.

/Albanianpost.com