(FOTO: Martin Henze dhe Lulzim Basha)/
Kolë Gjoka, deputet në Bundestagun e Gjermanisë/
Lobist i dështuar dhe këshilltar i askujt.
Kush jua solli këtë “dhuratë“ nuk po kuptoj ???
Konrad Adenauer do të ishte rrotulluar në varr po të dëgjonte për bëmat e tij !
Kam lexuar në shtypin shqiptar për një “këshilltar“ gjerman, me emrin Martin, që endet nëpër Shqipëri dhe na prezantohet herë si këshilltari kryesor i Kancelares Merkel dhe herë si këshilltar i CDU.
Miqtë e mi, Martin Henze, vetëm këshilltar i CDU nuk është, dhe aq më pak i Kancelares Merkel !
Ju jam drejtuar miqve dhe kolegëve të mi këtu, por edhe drejtuesve kryesor të CDU Deutschland, për të ditur se kush është ky person që flet në emër të CDU.
Përgjigja është e shkurtër: no body !
Ky person nuk mundet kurrsesi të ndihmoje opozitën, ndihem i shokuar se si disa eksponentë të opozitës gënjehen nga të tillë lobijistë.
Por a ka nevojë opozita për të tillë persona ?
Jo !
Mendoj se të tillë persona vetëm dëmtojnë imazhin e opozitës përpara partnerve tanë.
Unë e kuptoj që Martin i ka “pëlqyer“ Shqipëria, por unë nuk mund të rrija pa e bërë këtë sqarim.
Naqeta Martin.
VERITAS.COM.AL/