AP Photo/Carolyn Kaster/

Presidenti Donald Trump njoftoi të premten një urdhër ekzekutiv për të përditësuar një urdhër ekzekutiv të mëparshëm të lëshuar nga ish presidenti Obama në vitin 2011.

Urdhri ekzekutiv i Trump kujton amerikanët se ai nuk është presidenti i parë që trajton problemet në kufi duke përdorur një Urdhër ekzekutiv.

Në 2011, Obama citoi fuqitë e tij Konstitucionale duke e lejuar atë të therrase Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjences, 50 U.S.C. 1701, dhe Aktin Kombëtar te Emergjencave, 50 U.S.C. 1601.

Trump e referoi urdhrin e Obamës gjatë konferencës së tij për shtyp të shkurtit, duke njoftuar vendimin e tij për të deklaruar një emergjencë kombëtare:

Me nënshkrimin e emergjencës kombëtare, diçka e nënshkruar shumë herë nga presidentët e tjerë, shumë, shumë herë – Presidenti Obama në fakt – mund të përdorim një nga emergjencat kombëtare që ai nënshkroi për të bërë me kartelet, kartelet kriminale. Është një emergjencë shumë e mirë ajo që ai nënshkroi. Dhe ne do të përdorim pjesë të saj mbi marrëdhëniet tona me kartelet. Kështu që do të ishte një emergjencë e dytë kombëtare. Por në atë rast është cdo gjë në rregull. Dhe kjo që vërtet duam të bëjmë është e thjeshtë. Nuk është sikur është e komplikuar. Është shumë e thjeshtë.

Në atë kohë, Obama lëshoi Urdhrin Ekzekutiv 13581 për të ndihmuar në luftën kundër karteleve të Drogës – përfshirë kartelin meksikan Los Zetas, si dhe grupet e dhunshme në Evropën Lindore, Japoni dhe Itali.

Urdhri i ri ekzekutiv i Trump e riforcon urdhrin e Obamës duke përditësuar definicionin e një “organizate transnacionale kriminale të rëndësishme ”

Urdhri i Obamës ka etiketuar çdo grup personash që “angazhohet në një model të vazhdueshëm të veprimtarisë së rëndë kriminale që përfshin juridiksionet e të paktën dy shteteve të huaja”, duke lejuar Shtetet e Bashkuara të bllokojnë pronën e organizatave kriminale transnacionale.

Trump ka përditësuar definicionin për të aplikuar ndaj një grupi, “që përfshin juridiksione të të paktën dy shteteve të huaja, ose një shtet të huaj dhe Shtetet e Bashkuara”.

Trump ka propozuar veprime të mëtejshme kundër kartelave meksikane në një intervistë ekskluzive me Breitbart News – madje duke i përshkruar ato si organizata terroriste.

“Është psikologjike, por është gjithashtu ekonomike”, tha Trump. “Si terroristë – si organizata terroriste, përgjigja është po. Ata janë.”

Veritas.com.al/